Familjarët e 8-vjeçarit, Mateo Vasiu i cili u vra nga Klodian Çalamani, kanë mbërritur në Burgun e Vlorës ku ndodhet autori.
Ata kanë tentuar që të hyjnë me forcë duke shtyrë portën e hekurit.
Në disa momente është dashur ndërhyrja e forcave policore për të sprapsur familjarët të cilët kërkojnë dënim me vdekje të Klodian Çalamanit, i cili vrau me kazmë në kokë 8-vjeçarin dhe më pas e groposi në oborr, shkruan Abcnews.
Nëna e 8 vjeçarit kërkoi që autorin ta sjellin para tyre.
“Po na qan zemra. Nxirreni të poshtrin. Nxirreni kriminelin. Merrjani jetën, tortura”.
“Dua të vërtetën. Dua drejtësi për atë kriminel të mallkuar. I poshtri. Duam të dimë pse e vrau. Duam drejtësi. Duam të dimë të vërtetën se pse e vrau një fëmijë 8-vjeç. Mos na e fshihni kriminelin. Ju mbani kriminelin një kriminel. Për ça e mbani në izolim?! Të vijë të flasë këtu me ne”./GazetaSinjali/