image Familjarët e 35-vjeçares që vdiq vitin e kaluar në Malishevë e sulmojnë brutalisht doktorin Karaxha

Siguri

Familjarët e 35-vjeçares që vdiq vitin e kaluar në Malishevë e sulmojnë brutalisht doktorin Karaxha

news image

Hetimi për rastin e 35-vjeçares nga Malisheva që humbi jetën pasi nxori një dhëmb në ordinancën e mjekut Xhavit Karaxha në Malishevë, nuk ka sjellë deri më sot asnjë rezultat inkriminues ndaj tij. Përderisa nuk u vërtetuan pretendimet e Prokurorisë për rastin, familja siç duket ka vendosur që ta marrë drejtësinë në duar, raporton Gazeta Sinjali.

Xhavit Karaxha ishte sot cak i një sulmi brutal nga familjarët e të ndjerës, të cilët fatkeqësisht kanë vendosur të mos e presin drejtësinë, duke tentuar që të hakmerren.

Siç merr vesh Sinjali, doktori Karaxha është rrahur me mjete të forta konkretisht nga bashkëshorti i viktimës bashkë me vëllain e tij – e të cilëve u doli në ndihmë edhe babai i të ndjerës.

Në një prononcim për Sinjali, nga familja e Karaxhës kanë bërë me dije se gjithë ky rast i rëndë ndodhi në prani të nënës se doktorit teksa familja ishte në një restorant në Malishevë.

Sipas informacioneve të para, nëna e Karaxhës u përballë me sulmin ndaj të birit, në mes të restorantit – ku fillimisht e rrëzuan atë përtokë e doktorin filluan ta godasin.

“Kanë kërcënuar familjen në format më të rënda, s’kanë kursyer as gra e as fëmijë..” – tha i shqetësuar për Sinjalin një familiar i doktorit.

Karaxha i cili pësoi lëndime të rënda trupore përfundoi në Emergjencë për trajtim mjekësor e më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kujtojmë se një fakt me rëndësi sa i përket pacientes së ndjerë është se e njëjta ka qenë alergjike në anestezionin që i është dhënë dhe si rezultat i shokut anafilaktik kishte humbur jetën.

Sinjali ka kontaktuar Policinë për të marrë një konfirmim zyrtar lidhur me rastin, por të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.

/GazetaSinjali/