Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës njoftoi se mërgimtarët të cilët i shpëtuan aksidentit me dhjetë viktima që ndodhi të dielën në Slavonski Brod të Kroacisë, do të arrijnë në Kosovës, sonte, pas orës 22:00, raporton Gazeta Sinjali.
Tashmë, në aeroportin “Adem Jashari” kanë dalë familjarët e këtyre mërgimtarëve për t’i pritur më të dashurit e tyre.
Ndërkaq, nesër në mëngjes pritet që të arrijnë trupat e pajetë të tetë viktimave, pasi që dy të tjerave do t’u bëhet obduksioni./Gazeta Sinjali/