image Familja nga Iraku mbetet në mes të katër rrugëve në Podujevë

Kosovë

Migrim/ Familja nga Iraku mbetet në mes të katër rrugëve në Podujevë

news image

Një familje irakiane në natën e ndërrimit të moteve ka mbetur në mes të katër rrugëve në Podujevë.

Një qytetar i Podujevës u ka ofruar ushqim gjatë ditës së sotme dhe i njëjti ka thënë se familja irakiane nuk e dinë se ku do ta kalojnë natën, shkruan Gazeta Sinjali.

Sot, kur për shumë familje është Nata e viti të ri për këtë familje me fëmijë nga Iraku nuk ka festë. Zoti e di ku do t’i zë nata sonte në këtë acar të ftohtë! Allahu ju ndihmoftë! Për mua ishte dita më e dhimbshme prej pas luftës në çfarë gjendje i pash këta fëmijë! Sado pak unë dhe stafi im kontribuuam të paktën bukë, ujë dhe ngrohje”, ka thënë qytetari përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se krahasuar me vitet paraprake numri i migrantëve është rritur për tre qind për qind (300%). /Gazeta Sinjali/