image Familja Mbretërore britanike publikon foto të të mbijetuarave të dhunës seksuale në Kosovë

Botë

Londër/ Familja Mbretërore britanike publikon foto të të mbijetuarave të dhunës seksuale në Kosovë

news image

Familja Mbretërore britanike, ka publikuar një fotografi të Vasfije Krasniqi-Goodman, në kuadër të ekspozitës që quhet “Bëhu fytyra ime” në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

Fotografia është publikuar në rrjetin social Twitter, transmeton Gazeta Sinjali.

Një grua e rangut të lartë duke shikuar ekspozitën e quajtur Bëhu fytyra ime, e cila sfidon vizitorët të vizuelizojnë tregimet e të mbijetuarve dhe të marrin në konsideratë efektet e të jetuarit me trauma, duke u dhënë nga ana tjetër të mbijetuarve një platformë për të rrëfyer tregimet e tyre dhe të gjejnë mbështetje”, thuhet në mbishkrimin e dy fotografive të publikuara.

Vasfije Krasniqi-Goodman është gruaja e parë që ka folur publikisht për dhunën seksuale që ka përjetuar në Kosovë gjatë periudhës së luftës./Gazeta Sinjali/