image Familja i denoncoi të zhdukura, pas dy ditësh e kuptojnë se vajzat po mbahen në ndalim për trafikim me qenie njerëzore

Siguri

Familja i denoncoi të zhdukura, pas dy ditësh e kuptojnë se vajzat po mbahen në ndalim për trafikim me qenie njerëzore

news image

Dy vajza të moshës 20 dhe 22-vjeçare (motra mes vete) janë denoncuar në Polici si të zhdukura, pasi familja nuk ka pasur asnjë kontakt me to për dy ditë me radhë.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka raportuar motra e tyre, e cila ka thënë se nuk kanë asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me to dhe ku gjinden.

Pas denoncimit të rasti, Policia është vënë në lëvizje dhe është kuptuar se dy vajzat që u raportuan si të zhdukura gjenden në mbajtje si të dyshuara.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se dy të rejat për të cilat familja e tyre s’kishte informacione ndodhen në qendrën e mbajtjes në Drenas, pasi dyshohen për trafikim me qenie njerëzore.

/GazetaSinjali/