image Familja Haliti nga Gjilani dyshon se 3 anëtarët e saj nuk kanë vdekur për shkak të helmimit nga kërpudhat

Siguri

Familja Haliti nga Gjilani dyshon se 3 anëtarët e saj nuk kanë vdekur për shkak të helmimit nga kërpudhat

news image

Familja Haliti nga Gjilani dyshon se shkaktari i vdekjes së tre anëtarëve të saj nuk ka qenë helmimi nga kërpudhat, raporton Gazeta Sinjali.

Dyshimet e tyre kanë ardhur për shkak se ka ngordhur edhe qeni i tyre, për të cilin ata thonë se nuk është e mundur të ketë konsumuar kërpudha.

Dyshimi rrjedh, për shkak se edhe qeni ka ngordhur. Ne nuk e dimë që qenë ha kërpudha, ai e ka pas ushqimin e vet dhe kjo shkon përtej dëshmit, për shkak se mediat janë fokusuar zakonisht në atë që ‘kanë dalë dhe kanë mbledhur kërpudha”. Po këta kanë mbledh kërpudha, sepse janë të apasinuar”.

“Ne e kemi pas edhe një qen atje, dhe edhe qeni ka vdekur… ai nuk e konsumon asnjëherë ushqimin që na e hamë. Kjo shkon përtej dyshimit, sepse qeni nuk konsumon kërpudha. Babi ka dalë shpesh, nuk është që nuk i njeh këto gjëra. Ka dalë ka ecë në male, ka qenë dëshira e tij, e ka pasë pasion dhe mami i ka njoft shumë mirë, u rrit në fshat. I ka njoft shumë mirë këto kërpudhat, këto gjanat”, tha djali i çiftit Haliti.

“Ngordhja e qenit shkon përtej dyshimit se nuk mund të jetë vetëm çështja e helmimit, për ne. Por, ne nuk do ta themi , përderisa Mjekësia Ligjore ta thotë verdiktin e fundit. Ndjekja penale do të vazhdojë, prokuroria dhe policia kanë hapur rast, është rast i dyshimtë. Neglizhenca, moskujdesi i duhur parësor në Gjirin e Lalzit ka qenë shumë shumë e madhe, kjo negliuzhenca ka vazhduar edhe në Tiranë”, shtoi avokati.

Ai tha se familja Haliti i njeh analizat e Institutit Mjekësor në Tiranë dhe se ka besim të plotë në shtetin e Shqipërisë. Andaj, nuk do të kërkojë që autopsia t’u bëhet edhe në Kosovë.

“Raportet mjekësore na flasin që shërbimet mjekësore në Gjirin e Lalzit dhe në Tiranë kanë qenë joprofesionale, kanë pritur tri orë për t’iu bërë analizat”, ka thënë ai.

Ndërsa djali i Afrimit dhe Ferdinazes tha se kanë prindërit dhe gjyshja e tij kanë pritur tri orë që t’i bëhen analizat dhe se mjeku kujdestar në Tiranë e ka neglizhuar shumë kujdesin ndaj tyre.

Familjarët e viktimave shtuan se nuk do të thonë e as hedhin akuza derisa mjekësia ligjore ta thotë fjalën e fundit.

Varrimi i tre anëtarëve të familjes Haliti do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjilanit duke filluar nga ora 16:30./Gazeta Sinjali/