image Familja Halimi ia falë gjakun familjes Musa pas aksidentit tragjik në Podujevë

Sociale

Familja Halimi ia falë gjakun familjes Musa pas aksidentit tragjik në Podujevë

news image

Familja Halimi nga Shtedimi i Podujevës ka falur gjakun e 30 vjeçarit Adnan Halimi i cili vdiq mbrëmë si pasojë e aksidentit në rrugën Prishtinë – Merdarë, gjegjësisht në fshatin Shtedim.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një biçikletë ku për pasojë drejtuesi i kësaj të fundit ka humbur jetën.

Kurse sot është bërë varrimi i të ndjerit.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, familja e të ndjerit ia ka falur familjes Musa gjakun e birit të tyre pas ceremonisë së varrimit të 30-vjeçarit.

/GazetaSinjali/