image Familja e Haxhi Shalës ende në pritje të përgjigjes nga Specialja nëse ai do të jetë në varrim të babait

Kosovë

Familja e Haxhi Shalës ende në pritje të përgjigjes nga Specialja nëse ai do të jetë në varrim të babait

news image

Familja e Haxhi Shalës ende janë në pritje të një përgjigjeje nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë nëse ish-komandanti i UÇK-së mund të marrë pjesë në varrimi e babait të tij, Xheladinit i cili ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit.

Sipas familjarëve, ai kishte infeksion, dhe se vdiq në moshën 84-vjeçare.

I ndjeri pritet të varroset sot nga ora 16:00.

Haxhi Shala, ish-eprori i UÇK-së i njohur me nofkën “Topi” ngarkohet nga Gjykata Speciale me akuzat  për “Tentativë për pengimin e personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërncënimit të rëndë; Tentativë për pengimin e personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, përmes pjesëmarrjes së një grupi; Frikësim gjatë procedurës penale”.

/GazetaSinjali/