image Falsifikim i parasë në Prishtinë – Zbulohen kartëmonedha false gjatë deponimeve në BPB

Ekskluzive

Falsifikim i parasë në Prishtinë – Zbulohen kartëmonedha false gjatë deponimeve në BPB

news image

Një rast i dyshuar për falsifikim të parasë është zbuluar sot në një degë bankare në kryeqytet, gjatë procesit të rregullt të deponimeve. Rasti ka ngritur shqetësime serioze për qarkullimin e valutave të falsifikuara në treg.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se më 20 maj 2025, rreth orës 14:00, M.P, punëtor në Bankën për Biznes (BPB), është paraqitur si palë ankues në lidhje me dy kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara, të cilat janë identifikuar gjatë kontrollit të parave të deponuara.

Sipas deklarimeve, bëhet fjalë për: Një kartëmonedhë prej 100 euro dhe një kartëmonedhë prej 200 euro.

Kartëmonedhat janë sekuestruar përkohësisht për ekzaminim dhe janë dërguar për analizë të mëtejme teknike nga njësia përkatëse.

Pas intervistimit të palës, është kontaktuar Prokurori Kujdestar për Krime të Rënda, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Falsifikim i parasë”, në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Personi që ka dorëzuar ose deponuar këto kartëmonedha nuk është identifikuar ende, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të zbuluar prejardhjen e parasë së falsifikuar dhe identitetin e autorit të mundshëm.

Sinjali do të raportojë me detaje të tjera sapo ato të konfirmohen nga burime zyrtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/