image “Faleminderit Kosovë!”: Mediumi nga Rumania e falënderon Kosovën për fitoren ndaj Izraelit

Futboll

“Faleminderit Kosovë!”: Mediumi nga Rumania e falënderon Kosovën për fitoren ndaj Izraelit

news image

Medimi rumun “amosnews.ro” ka dalë me një shkrim pas ndeshjes së djeshme Kosovë-Izrael, të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton Gazeta Sinjali Sporti.

Kosova mposhti Izraelin me një gol të bukur të shënuar nga sulmuesi kosovar, Milot Rashica, gol ky i cili shkon në dobi të kombëtares rumune e cila është në vendin e parë në tabelë me 16 pikë të grumbulluara në tetë ndeshje për kualifikimin në “EURO 2024”,

Për këtë fitore të dardanëve, rumunët po shprehën falënderues e të gatshëm ta tregojnë këtë falënderim në tri gjuhë të botës.

“Natyrisht, kosovarët mund t’i falënderojmë edhe serbisht, me Hvala Vam, ose në turqisht, Teşekkurior, por ndalemi te gjuha shqipe, e folur më shumë atje. Pra faleminderit! E sakte. Jemi të lumtur që edhe ky rezultat na sjell dobi”, nis kështu ky shkrim i tyre.

Aktikulli pastaj vazhdon me kritika ndaj mikpritjes së Izraelit në Kosovë, për të cilën shprehen të trishtuar, duke u rikthyer përsëri te loja dhe dobia që erdhi për ta pas kësaj ndeshjeje.

“Fitorja e kosovarëve sigurisht që na sjell dobi. Por, tani kemi ndeshjet tona, më 18 nëntor me Izraelin në Budapest dhe më 21 nëntor në Bukuresht ndaj Zvicrës. Këtu sigurisht që lojtarët tanë do të kenë më shumë mbështetje, por do të ishte mirë që të mos devijonim me brohoritje dhe pankarta raciste si herën e kaluar, që të mos ndëshkohemi më”, shkruan ndër të tjera sajti rumun.

/GazetaSinjaliSport/