image Fadil Beka do të paraqitet para Gjykatës Speciale më 28 tetor

Kosovë

Konfirmim/ Fadil Beka do të paraqitet para Gjykatës Speciale më 28 tetor

news image

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Beka, e ka konfirmuar për Gazëtën Sinjali lajmin se ka marr ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale.

Më herët, njoftimin e bëri të ditur bashkëluftëtari i tij Hysni Gucati përmes një statusi në facebook.

Ai ka thënë se dje (të hënën) ka pranuar një telefonatë nga përfaqësuesit e kësaj gjykate të cilët e kanë njoftuar për ftesën.

Mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ftuar në cilësinë e dëshmitarit ndërsa do të paraqitet para gjykatës më datën 28 tetor. 

 “Në cilësinë e dëshmitarit dje e kam marr ftesën. Një hetues më ka thirr në telefon. Më 28  tetor do të paraqitem për në Hagë”, ka deklaruar Beka para pak çastesh për Gazetën Sinjali.

Ndonëse është ftuar për të udhëtuar për në Hagë, ai thotë se do të kërkojë nga Gjykata që mundësisht  të  intervistohet në Prishtinë.  Beka bën të ditur se nuk ka angazhuar avokat por do shkojë vetë për ta mbrojtur qëndrimin e tij për luftën e drejtë të UÇK-së.

“Do ta mbrojë qëndrimin sa më të mirë që me mujt me kontribu për me pasqyru luftën e drejtë që e ka bo populli i Kosovës” ka thënë Beka.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, thotë se ftesa është një procedurë që duhet ta respektojë dhe kryej për shkak se Gjykata Speciale tashmë është krijuar.

Gjatë kohës së luftës, Fadil Beka, kishte shërbyer si mjek në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Drenicës. /Gazeta Sinjali/