Platforma Facebook është rikthyer në funksion pas një ndërprerjeje të papritur që preku përdoruesit në vende të ndryshme të botës.
Problemet nisën të raportohen rreth orës 10:39 sipas kohës lindore në SHBA, ndërsa sipas platformës monitoruese Downdetector, numri i ankesave u rrit shpejt, duke arritur në 3 mijë e 555 raportime, nga vetëm pesë raste pak më herët.
Gjatë ndërprerjes, përdoruesit hasën vështirësi në qasjen në llogaritë e tyre dhe në përdorimin e disa funksioneve kryesore të rrjetit social. Disa raportuan se nuk mund të ngarkonin fotografi dhe video, ndërsa probleme pati edhe me dërgimin e mesazheve përmes Messenger-it.
Sipas raportimeve, versioni i Facebook-ut për kompjuter ishte i paarritshëm për disa përdorues.
Pas një periudhe të shkurtër, shërbimet u rikthyen dhe platforma tashmë funksionon normalisht.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!