Rrejti social Facebook po e teston mundësinë e fshehjes së tërësisë së pëlqimeve që merrni në këtë platformë, duke lënë mundësinë që të shihen vetëm disa nga prej tyre.
Jane Mancu Wong, është kërkuesja që ka gjetur në sistemin Android të këtij rrjeti social, mundësinë e fshehjes së pëlqimeve në mënyrë që ato mos t’i shohin të tjerët.
“Të gjitha pëlqimet që janë bërë, i sheh vetëm shfrytëzuesi i llogarisë, ndërsa të tjerët e shohin se kjo fotografi është pëlqyer nga një mik dhe disa të tjerë, derisa nuk jepet ndonjë shifër konkrete” ka thënë Wong.
Rrjedhimisht nëse FB aplikon këtë metodë, përdoruesit e këtij rrejti më nuk do ta kenë mundësinë e krekosjes për numrin e pëlqimeve që marrin.
Edhe Instagram po e teston mundësinë e njëjtë, që shikuesit të bazohen në përmbajtjen e imazhit dhe jo në numrin e pëlqimeve nga të tjerët. /Sinjali/