image Facebook ndërron emrin e kompanisë në Meta, por çfarë kuptimi ka kjo fjalë

Teknologji

Facebook ndërron emrin e kompanisë në Meta, por çfarë kuptimi ka kjo fjalë

news image

Themeluesi i Facebook Marck Zuckerberg ka njoftuar se i ka ndërruar emrin kompanisë në “Meta”, transmeton Gazeta Sinjali.

Ky vendim ishte pjesë e një ndryshimi strategjik për të theksuar zhvillimin e botës virtuale ndërkohë që biznesi kryesor i rrjetit social është në krizë, shkruajnë mediat e huaja.

Kujtojmë se ndryshimi nuk zbatohet për platformat individuale, si Facebook, Instagram dhe Whatsapp, vetëm kompania mëmë që i zotëron ato.

Fjala “meta” vjen nga fjala greke që do të thotë “përtej”.

Për një të huaj, një metaverse mund të duket si një version i VR, por disa njerëz besojnë se mund të jetë e ardhmja e internetit.

Në vend që të jenë në një kompjuter, njerëzit në një metaverse mund të përdorin një kufje për të hyrë në një botë virtuale që lidh të gjitha llojet e mjediseve dixhitale.

Shpresohet se bota virtuale mund të përdoret praktikisht për çdo gjë, nga puna, loja dhe koncertet, deri te shoqërimi me miqtë dhe familjen.

/Gazeta Sinjali/