Sipas Exit Poll-it të publikuar nga Albanian Post, në zgjedhjet nacionale në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dalë si forca e dytë politike në vend.
Sipas këtyre matjeve, PDK ka siguruar 22% të votave të përgjithshme, duke u renditur pas Lëvizjes Vetëvendosje, e cila prin me 43%.
Në bazë të të njëjtit Exit Poll, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 18% të votave, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7%.
Rezultatet janë ende jozyrtare dhe pritet numërimi final i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për konfirmimin e rezultateve përfundimtare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!