image Evropës i buzëqesh fati, parashikohet dimër i butë në kohë krize

Evropë

Evropës i buzëqesh fati, parashikohet dimër i butë në kohë krize

news image

Temperaturat e këtij dimri do të jenë më shumë se kurrë në favor të qytetarëve të shqetësuar për kostot rekorde të ngrohjes së shtëpive, por edhe për politikanët evropianë që duan të shmangin reduktimet e energjisë për shkak të reduktimit të furnizimit me gaz rus.

Rusia në vazhdimësi ka shpresuar se acari do të shtyjë Evropën të dorëzohet sa i përket blerjes së gazit dhe përkrahjes ndaj Ukrainës.

“Ne shohim se dimri do të jetë më i ngrohtë se zakonisht”, tha Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus, i cili nxjerr parashikime sezonale për Qendrën Evropiane për Parashikimet e Motit (ECMWF). “Megjithatë, ka ende një shans të konsiderueshëm të bllokimit të rrymave, që mund të çojë në temperatura të ftohta dhe erëra mbi Evropë”, shtoi Buontempo.

ECMWF krijon parashikime bazuar në të dhënat nga një numër shërbimesh kombëtare meteorologjike në të gjithë Evropën.

Parashikimet e kësaj organizate bazohen në tregues të tillë si temperatura e oqeanit dhe atmosferës, si dhe shpejtësia e erës stratosferike, por nuk janë aq të sakta sa raportet afatshkurtra.

Dimri në Evropë pritet të jetë më i ngrohtë se zakonisht për shkak të fenomenit global të motit “La Nina”, i cili shoqërohet me ftohje të temperaturave të sipërfaqes në Oqeanin Paqësor ekuatorial qendror dhe lindor.

“Ne e dimë se në një vit La Nina, pjesa e dytë e dimrit në Evropë priret të favorizojë erërat perëndimore, të cilat janë kryesisht të ngrohta dhe të lagështa”, u shpreh Buontempo.

Agjencia do të përditësojë parashikimin e saj për sezonin e dimrit muajin e ardhshëm kur do të jetë më i saktë.

Me nisjen e luftës në Ukrainë, Perëndimi i ka vënë një sërë sanksionesh Rusisë, eksportueses më të madhe të gazit për Evropë. Për pasojë, çmimet janë rritur për disa herë, gjë që ka shqetësuar shtetet perëndimore që shfrytëzojnë gazin për ngrohje. /klix

/GazetaSinjali/