image EUROPOL publikon listën me 56 kriminelët më të kërkuar, në mesin e tyre edhe një shqiptar - Sinjali

EUROPOL publikon listën me 56 kriminelët më të kërkuar, në mesin e tyre edhe një shqiptar

news image

EUROPOL ka publikuar listën me emrat dhe fotografi të 56 kriminelëve më të kërkuar nga policia evropiane.

Në mesin e tyre është edhe një shqiptar. Ai është Aleks Burreli, 50-vjeçari i cili është shpallur në kërkim pas datës 23 qershor të vitit 2016, ditën kur vrau një biznes dhe dy policë në Qipro.

Burreli dhe vëllai i tij, Jani Vogli, zbarkuan mbrëmjen e 23 qershorit në restorantin ku po darkonte biznesmeni Fanos Kalopsidiotis në Qipro dhe zbrazën kallashnikovin drejt tij duke e lënë të vdekur bashkë me dy policët.

Burreli dhe Vogli u nisën të largoheshin nga vendi i krimit, por të plagosurit u kundërpërgjigjen duke lënë të vrarë vëllain e të shumëkërkuarit.

50-vjeçari vazhdoi arratinë dhe që prej asaj dite është një nga kriminelët më të shumëkërkuar.

Krimi që kreu mendohet se ishte i urdhëruar nga dikush tjetër dhe se dy shqiptarët ishin thjesht vrasës me pagesë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin