image Europa Nostra pas vizitës në Kosovë: Manastiri i Deçanit duhet të ruhet nga KFOR-i 24/7

Kosovë

Europa Nostra pas vizitës në Kosovë: Manastiri i Deçanit duhet të ruhet nga KFOR-i 24/7

news image

Pas vizitës së realizuar në Kosovë, organizata Europa Nostra kanë thënë se është ende e nevojshme që Manastiri i Deçanit të ruhet nga KFOR-i 24 orë në shtatë ditë të javës, shkruan KoSSev.

Sipas kësaj organizate një gjë e tillë është e nevojshme “për shkak të sfidave komplekse të sigurisë”.

Derisa kanë konfirmuar se zyrtarët e institucioneve të Kosovës u kanë prezantuar planin e ri të Qeverisë së Kosovës për zgjidhjen e problemeve të trafikut në afërsi të Manastirit, si dhe kanë paralajmëruar një raport gjithëpërfshirës me një sërë rekomandimesh në vjeshtë.

Për vizitën në Kosovë nga Europa Nostra kanë thënë se çështja kyçe ka qenë futja e Manastirit të Deçanit në listën e shtatë vendeve më të rrezikuara në Evropë për vitin 2021 si dhe opsionet për përmirësimin e situatës.

Ata gjithashtu kanë treguar edhe arsyet pse ka ndodhur një vlerësim i tillë.

Së pari, ende nuk është arritur një zgjidhje përfundimtare nga të gjitha palët në lidhje me pasojat e shkaktuara nga planet për rritjen e trafikut në dhe rreth Zonës së Mbrojtjes së Veçantë të Manastirit të Deçanit, si dhe për ndërhyrjet e tjera të paralajmëruara, siç është projekti për breg lumi, i cili mund të ndikojë negativisht në mjedisin natyror të manastirit, i cili konsiderohet pjesë përbërëse e vlerës së tij të jashtëzakonshme të trashëgimisë”, thuhet në njoftim.

Si arsye tjetër ata përmendin pikërisht faktin se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga viti 2016, me të cilin manastiri i konfirmoi pronësinë e 24 hektarëve tokë, ende nuk është zbatuar.

Ata saktësuan se kjo cenon shtetin ligjor dhe sigurinë juridike të manastirit dhe tokave përreth.

Sa i përket sigurisë nga Europa Nostra tani thotë se “për shkak të sfidave komplekse të sigurisë, manastiri duhet të ruhet ende nga pjesëtarët e KFOR-it 24/7”.

/GazetaSinjali/