Eurodeputetja, Viola von Cramon ka folur rreth Manuel Sarrazin që u emërua nga Gjermania emisar për Ballkanin Perëndimor.
Cramon tha se Ballkani Perëndimor ka nevojë për mbështetje të fortë dhe parimore nga BE-ja.
Ajo tha se Sarrazin është një nga personat më të mirë mes të Gjelbërve në Gjermani që ta marrë këtë post.
“Urime të ngrohta për kolegun tim Manuel Sarrazin që u emërua nga Qeveria gjermane si i dërguar special për Ballkanin Perëndimor. Ballkani Perëndimor ka nevojë për një mbështetje të fortë dhe parimore nga Bashkimi Evropian dhe ai është një nga personat më të mirë mes të Gjelbërve në Gjermani për të marrë këtë post, pasi ai është një mbështetës i vendosur i Zgjerimit të BE-së në rajon”, tha ajo.
Warm congrats to my colleague @ManuelSarrazin on becoming ???????? govt. Special Envoy for the #WesternBalkans!
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) February 18, 2022
WB need a strong and principled support from ???????? & no better person among #Greens in ???????? to take up this post since he's a staunch supporter of #EUenlargement to the region!