image Eurodeputetja franceze kundërshton liberalizimin e vizave për Kosovën: Është koha ta ndalim këtë çmenduri

Kosovë

Eurodeputetja franceze kundërshton liberalizimin e vizave për Kosovën: Është koha ta ndalim këtë çmenduri

news image

Eurodeputetja franceze, Dominique Bilde, ka kundërshtuar liberalizimin e vizave për kosovarët.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Bilde ka thënë se ‘është koha për të ndalur këtë çmenduri’.

“Kosova ishte në program këtë javë në Parlamentin Evropian në Francë. Ne refuzojmë zgjerimin e BE-së me këtë vend. Ne gjithashtu kundërshtojmë lëshimin e vizave për shumë shtetas të tyre! Është koha për të ndaluar këtë çmenduri. Grupi i Identitetit dhe Demokracisë – Francë thotë JO”, ka shkruar ajo në Twitter.

/GazetaSinjali/