image Eurodeputeti Groshel: Sanksionet nuk janë kundër Serbisë, por ndaj atyre që morën pjesë në sulmin në Banjskë

Politikë

Eurodeputeti Groshel: Sanksionet nuk janë kundër Serbisë, por ndaj atyre që morën pjesë në sulmin në Banjskë

news image

Sot në Parlamentin Evropian, u miratuan rezoluta me anë të cilës kërkohet vendosja e masave ndaj Qeverisë së Serbisë nëse vërtetohet përfshirja e saj e drejtpërdrejtë në agresionin e Serbisë në Banjskë, ku u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku.

Deputeti i PE-së Klemen Groshel, tha se sanksionet nuk i kanë për qëllim qytetarët e Serbisë, por ata që janë të përfshirë në këtë rast.

“Para së gjithash, duhet të bëhet një hetim, që Serbia të marrë pjesë plotësisht, dhe ata që janë autorë, iniciatorë, organizatorë do të sanksionohen, por vetëm kur të vërtetohen të gjitha faktet”, theksoi ai.

“Qëllimi i kësaj rezolute është t’u bëjë thirrje të dyja palëve që t’i kthehen de-përshkallëzimit dhe negociatave. Është një mesazh në radhë të parë për autoritetet serbe, por edhe për autoritetet e Kosovës”, kishte thënë ai para fillimit të seancës shkruan N1.

Me në të rezolutës, Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian ftohen të marrin masa kundër Qeverisë së Serbisë nëse konstatohet se shteti i Serbisë ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në sulmin e terrorist në Banjskë.

Eurodeputeti tha se personalisht është i kënaqur me tekstin e rezolutës dhe se është arritur një kompromis i mirë, sepse është rezoluta e parë për të cilën, siç theksoi, ka marrëveshje të pothuajse të gjitha grupeve politike në Parlamentin Evropian.

/GazetaSinjali/