image Eurodeputeti gjerman: Mohimi i udhëtimit pa viza për Kosovën është një gabim i madh i BE-së

Politikë

Politikë/ Eurodeputeti gjerman: Mohimi i udhëtimit pa viza për Kosovën është një gabim i madh i BE-së

news image

Anëtari i Parlamentit Evropian, Reinhard Bütikofer, që vjen nga Partia e Gjelbër e Gjermanisë ka kritikuar BE-në për mohimin e lirisë së lëvizjes ndaj kosovarëve.

Ai tha se ky është një gabim i madh po aq sa edhe vonimi i hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Mohimi i udhëtimit pa viza për Kosovën është një gabim i BE-së dhe po aq marrëzi sa edhe moshapja e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Tabelat e vogla të shumëzimit të gjeopolitikës ende nuk janë mësuar”, ka shkruar ai në Twitter duke shpërndarë një shkrim të gazetës “Frankfurter Allgemeine Zeitung” që kritikon neglizhencën e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor dhe thotë se këtë po e shfrytëzon SHBA-ja. Artikulli gjithashtu thoshte se Washingtoni po punon kundër BE-së në Ballkan./Gazeta Sinjali/