image ETC në Pejë s’e respekton vendimin e Komunës, punon edhe në ditë feste zyrtare

Sinjalizime

ETC në Pejë s’e respekton vendimin e Komunës, punon edhe në ditë feste zyrtare

news image

Komuna e Pejës ka marrë vendim që ditët kur shënohen festat zyrtare dhe të dielat, të jenë pushim për disa veprimtari ekonomike, raporton Gazeta Sinjali.

Në to përfshihen dyqanet e vogla tregtare, dyqanet zejtare, gastronomia, sallonet e ondulimit, ordinancat dhe klinikat private shëndetësore, lokalet e lojërave elektronike, institucionet edukativo-private, autolarjet, gomisteritë, garazhet e serviseve të veturave, qendrat tregtare, ndërtimtaria, qendrat sportive, tregjet e hapura etj.

Por një vendim të tillë si duket nuk e ka zbatuar sot rrjeti i marketeve ETC.

Sinjali mëson se ETC-ja është hapur mëngjesin e sotëm si zakonisht dhe ka vazhduar punën, përkundër se kishin njoftuar konsumatorët se nuk do të punojnë në ditën e 17 Shkurtit, që shënon përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Konsumatorë të ndëruar, duke u bazuar në rregulloren me nr. (KPQ) Nr.01/2022 për Orarin e Punës së Veprimtarive Ekonomike në Komunën e Pejës, ju NJOFTOJMË se nesër me datë 17.02.2023, për nderë të Pavarësisë së Kosoves, Marketi nuk do të punojë”, thuhet në njoftimin e ETC-së.

1 1

Ndërkohë Sinjali ka siguruar kuponin fiskal që dëshmon se është lëshuar sot, në orën 10:00:12.

2 1

Lidhur me këtë, Sinjali ka kontaktuar me drejtoreshën e Inspekcionit në Komunën e Pejës, Edonjeta Berisha, e cila ka bërë me dije se inspektorët janë në tërren për të inspektuar bizneset që s’po respektojnë vendimin e Komunës.

Inspektorët janë të gjithë në terren, duke bisedu me biznese dhe duke kërku mbylljen e bizneseve. Për atë arsye që nuk është respektu vendimi, inspektorët kanë dalë në terren, edhe pse është ditë feste për ta”, tha shkurt Berisha për Sinjalin.

/GazetaSinjali/