Dje është zhvilluar aksioni për rrënimin e vilave në Batllavë.
Rrënimi i vilave u bë me vendim të Inspektoratit të Komunës së Podujevës.
Sipas zëdhënësit të Komunës së Podujevës, dje ishte planifikuar rrënimi i pesë vilave.
Aksioni ishte planifikuar për ditën e hënë, por ishte shtyrë për ditën e djeshme për shkak të zhvillimeve në vend.