Çmimet e shezllonëve në Ksamil, si zona më e kërkuar, po lëvizin nga 30 mijë lekë deri në 500 euro për shezllon.
Kështu ka bërë të ditur operatori turistik në Shqipëri, Arben Çipa, i cili tha se sezoni i sivjetshëm është shumë i suksesshëm dhe i larmishëm me turistë nga e gjithë bota.
“Mendoj se duhet të ndryshojë ky realitet, duhet parë kuadri ligjor që plazhet publike të jenë të tilla dhe të mos jenë të uzurpuara pasi do vijë pushuesit për detin dhe do përfundojnë në pishina. Janë zgjedhje të nevojshme për të mbijetuar sa më gjatë një destinacion turistik”.
“Çmimet në Ksamil, si zona më e kërkuar për shkak të mbingarkesës, ka sjellë si rezultat rritjen e çmimeve, por ky nuk do të ndihmojë në përshtypjet që do të përcillen nga turistët më vonë”, tha Çipa, shkruan Euronews.
Tutje, ai tha se risi është mosha e re e turistëve dhe shtimi i turistëve nga Evropa Perëndimore, që ka sjellë një ndryshim në ngjyrat që i kanë dhënë turizmit në jug.