Një përleshje mes disa personave ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Pejës, ku dyshohet se janë përdorur edhe mjete të forta, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se tre persona kanë goditur brutalisht me boks të hekurit një të ri, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen se atje tashmë kanë arritur njësitet policore dhe ekipi mjekësor bashkë me autoambulancën.
Sipas sinjalizuesve, vendi përreth është mbuluar me gjak.
Gazeta Sinjali ka provuar që të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, por që të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.