Inspektorati i Kryeqytetit ka bërë të ditur se është dënuar një qytetar me gjobë prej 300 eurosh për hedhjen e mbeturinave vëllimore dhe inerte në hapësira publike.
Sipas njoftimit, përveç gjobës së shqiptuar, personi i ndëshkuar është obliguar që t’i largojë vetë mbeturinat e hedhura në mënyrë të paligjshme.
Autoritetet kanë paralajmëruar se nuk do të ketë tolerim për ndotësit e ambientit dhe se kontrollet do të vazhdojnë në terren.
Qytetarët janë të ftuar që të raportojnë shkelësit në numrat: 0800 12233, 0800 12244
Inspektorati i Kryeqytetit ka apeluar për respektim të rregullave dhe ruajtje të ambientit publik.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!