image Escobari e Lajçaku nisin takimin me Vuçiqin, këto janë figurat tjera që po marrin pjesë në takim

Rajon

Escobari e Lajçaku nisin takimin me Vuçiqin, këto janë figurat tjera që po marrin pjesë në takim

news image

Pas takimeve të zhvilluara sot gjatë ditës në Kosovë ku takuan krerët institucionalë, dyshja e diplomatëve të lartë, Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak, kanë vazhduar rrugëtimin e tyre për në Beograd.

Atje dyshja është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një takim që raportohet të ketë nisur rreth orës 19:00.

Në takim, sipas “Tanjug”, po marrin pjesë edhe shefi i delegacionit të BE-së në Beograd, Emanuele Giaufret, si dhe ambasadori amerikan atje, Christopher Hill.

/GazetaSinjali/