Pas takimeve të zhvilluara sot gjatë ditës në Kosovë ku takuan krerët institucionalë, dyshja e diplomatëve të lartë, Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak, kanë vazhduar rrugëtimin e tyre për në Beograd.
Atje dyshja është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një takim që raportohet të ketë nisur rreth orës 19:00.
Në takim, sipas “Tanjug”, po marrin pjesë edhe shefi i delegacionit të BE-së në Beograd, Emanuele Giaufret, si dhe ambasadori amerikan atje, Christopher Hill.