image Escobar tregon se cili vend ballkanik është më i korruptuari në Evropë

Rajon

Escobar tregon se cili vend ballkanik është më i korruptuari në Evropë

news image

Gabriel Escobar ose ndryshe i njohur për opinionin si i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor ka thënë se Bosnjë e Hercegovina është shteti më i korruptuar në Evropë dhe akuzoi politikanët atje për “korrupsion nën maskën e interesave kombëtare”.

Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me “bashkëpunimin e ngushtë mes Dragan Çoviqit dhe Milorad Dodikut”, ai e diskutoi atë në kontekstin e korrupsionit duke thënë se “atë duhet ta shikoni, jo në kontekstin e etnonacionalizmit, por thellimit të korrupsionit”.

I pyetur nëse korrupsioni është problemi kryesor i Bosnjës, Escobar u përgjigj “absolutisht” për N1 të Kroacisë. Pastaj shtoi se Bosnja është vendi më i korruptuar në Evropë.

Nëse shikoni problemet që ka Bosnja dhe Hercegovina, problemi nuk është se njerëzit nuk duan të jetojnë me kroatët, boshnjakët apo serbët. Të rinjtë po largohen nga vendi sepse njerëzit nuk mund të punësohen pa lidhje korruptive. Kjo e dëmton Bosnjën më shumë se çdo gjë, prandaj njerëzit po largohen nga vendi“, tha Escobar.

Ai tutje shtoi se ky është absolutisht problemi dhe nuk është vetëm mendimi i tij.

Analizat e njohura, si ajo e Transparency International, tregojnë se Bosnjë e Hercegovina është vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor dhe pothuajse vendi më i korruptuar në Evropë. Pra, ky është problemi më urgjent“, tha Escobar.

/GazetaSinjali/