image Escobar takohet edhe me përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë

Politikë

Escobar takohet edhe me përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë

news image

Gjatë qëndrimit në Kosovë emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, më 13 dhjetor është takuar me anëtarët e Bordit të Guvernatorëve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Në njoftimin e lëshuar nga Oda Amerikane Ekonomike thuhet se Escobar e përsëriti përkushtimin e ShBA-së për të përkrahur integrimin euroatlantik të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, ashtu si edhe integrimin ekonomik të tregjeve rajonale.

“Përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë prezantuan para Escobar qëndrimin e Odës Amerikane në mbështetje të normalizimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të gjitha iniciativave për tregun e përbashkët rajonal, si Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit”.

“Udhëheqësit e Odës Amerikane shprehën shqetësimet e tyre lidhur me tensionet në rajon, si pengesë për aftësinë e Kosovës për të tërhequr investime”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/