image Escobar sot viziton Shkupin

Rajon

Escobar sot viziton Shkupin

news image

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Ai do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, me kryeministrin Zoran Zaev dhe me shefin e diplomacisë, Bujar Osmanin, njofton Alsat.mk.

Është paraparë që Escobar dhe Osmani, pas takimit në MPJ, të kenë edhe konferencë të përbashkët për shtyp./GazetaSinjali/