image Escobar për Asociacionin: ShBA nuk do diktojë se cilat janë kompetencat e tij, vendos Qeveria e Kosovës - Sinjali

Escobar për Asociacionin: ShBA nuk do diktojë se cilat janë kompetencat e tij, vendos Qeveria e Kosovës

news image

I dërguari special amerikan, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga Kosova dhe Serbia të respektojnë marrëveshjet e nënshkruara gjatë dialogut të lehtësuar nga BE.

Escobar ka thënë se zotimet e mëhershme duhet të zbatohen.

I pyetur nëse krijimi i Asociacionit ka alternativë, zëvendësndihmës sekretari amerikan Escobar ka theksuar se Qeveria e Kosovës është zotuar që të ketë Asociacion anipse ShBA nuk do diktojë për kompetencat e tij.

“Presim që si Kosova, ashtu edhe Serbia t’i respektojnë zotimet e mëhershme. Qeveria e Kosovës është zotuar që të ketë një Asociacion i komunave me shumicë serbe (AKS). Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë dhe nuk do të diktojnë se çka duhet të bëjë ky Asociacion e as cilat duhet të jetë kompetencat e tij; ky është vendim sovran që duhet ta marrë Qeveria e Kosovës”, tha Escobar, në një intervistë për Reporterin.

Tutje, Escobar ka deklaruar se ShBA nxitë Qeverinë e Kosovës të shqyrtojë modelet e shumta për Asociacionin.

“Ka shumë modele që funksionojnë, duke përfshirë modele të shumta që do të lejonin bashkërenditje më të mirë lokale pa një nivel tjetër të qeverisë ose pushtetit ekzekutiv. E nxisim qeverinë e Kosovës që t’i shqyrtojë me kujdes këto modele”, deklaroi Escobar./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin