I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka deklaruar sot se Kosova duhet të heqë ndalimin e importit të mallrave serbe dhe se kjo është jo vetëm joevropiane, por edhe përshkallëzim i panevojshëm i tensioneve.
Escobar, i pyetur nga gazetarët për ndalimin e vendosur nga qeveria e Kosovës, tha se nuk ka bazë ligjore për një veprim të tillë dhe se ndalimi duhet të hiqet.
“Ai ndalim për mallrat dhe automjetet e caktuara duhet të hiqet. BE-ja beson se nuk është vetëm anti-evropiane, duke penguar lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, por nuk ka asnjë bazë ligjore për të. SHBA-të e mbështesin plotësisht atë qëndrim të BE-së.
Sa i përket kritikës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se KFOR-i ka heshtur për arrestimin e tre policëve të Kosovës nga autoritetet serbe, Escobar, ka thënë se SHBA-ja dhe KFOR-i janë në pritje të fakteve.
“Po presim përfundimin e hetimeve. Mendojmë se është joadekuate të bëjmë vlerësime parapake”.