image Escobar: Jemi larg marrëveshjes, ka ende punë për të bërë

Politikë

Escobar: Jemi larg marrëveshjes, ka ende punë për të bërë

news image

Emisari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur pas takimit në Bruksel.

Në një prononcim për Kanal10, ai ka deklaruar se palët janë larg marrëveshjes dhe se duhet punë për t’i bindur që të nënshkruajnë.

“Ka ende punë për të bërë. Do të jap më shumë detaje nesër, por tani për tani gjithçka që mund të them është se kemi ende punë për të bërë.” – tha ai.

Në anën tjetër, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pohuar faktin se nuk ka nënshkruar asgjë, pasi Serbia nuk pranoi të nënshkruante.

“Sot patëm një takim pozitiv, konstruktiv në Bruksel dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm i pandryshueshëm. Unë qysh më herët pata thënë që është bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara.

Tash, ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit, por do të ketë edhe takim të radhës të nivelit të lartë, diku kah mesi i muajit mars, sërish me lehtësimin e Borrell dhe Lajçak.”.

I pari i qeverisë, tregoi arsyen pse nuk nënshkroi asgjë, duke hedhur topin te Serbia. “Unë nuk nënshkrova, sepse Serbia nuk ishte e gatshme të nënshkruante”.

Gjithashtu, shefi i ekzekutivit foli edhe për rrjedhën e takimit, duke thënë se ishte pozitiv.

“Sot patëm një takim pozitiv, konstruktiv në Bruksel dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm i pandryshueshëm. Unë qysh më herët pata thënë që është bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara.

Tash, ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit, por do të ketë edhe takim të radhës të nivelit të lartë, diku kah mesi i muajit mars, sërish me lehtësimin e Borrell dhe Lajçak.”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur pas takimit me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Në një paraqitje para gazetarëve, ai tha se Kurti refuzoi të flasë për Asociacionin.

“Do të takohemi prapë me datën 18. Ka qenë një takim i vështirë. Kurti ka refuzuar të flasë për Asociacionin.”, tha ndër tjerash Vuçiq.

Ka qenë interesant fakti se Vuçiq shtoi që është e rëndësishme se çfarë do të thotë Bashkimi Evropian.

“Deri tani po flasim për gjërat dhe situatën. Mendoj se është e rëndësishme dhe ajo që do të bëjë është njoftimi i Bashkimit Evropian. Nëse është kështu, është deklaratë e tyre. Sigurisht që do të flitet për domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjeve të mëparshme. Unë insistova në Bashkësinë e Komunave Serbe, kurse ai nuk ishte i gatshëm”.

/GazetaSinjali/