image Escobar i fton në darkë, a do t'i bind opozitarët për Asociacionin?

Politikë

Escobar i fton në darkë, a do t’i bind opozitarët për Asociacionin?

news image

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të zhvillojë takim me përfaqësuesit e opozitës në rezidencën e ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovienier, shkruan Gazeta Sinjali.

Escobari do të shtrojë darkë për përfaqësuesit e opozitës, Memli Krasniqit të PDK-së, Lumir Abdixhikut të LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së.

Derisa dy të parët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, Haradinaj nuk do të jetë i pranishëm pasi gjendet në Gjermani.

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili e konfirmoi për Sinjalin se në darkë do të shkoj nënkryetari i kësaj partie, Ardian Gjini.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë deklaruar kundër formimit të Asociacionit, madje kanë shprehur dyshimet e tyre rreth planit të Bashkimit Evropian.

Pas shqetësimeve të ndërkombëtarëve ndaj qëndrimeve të tyre, përfaqësuesit e këtyre partive kanë treguar se për cilat pika të dokumentit kanë mospajtime dhe rezerva.

Ndërsa, Haradinaj i AAK-së është shprehur se dokumenti paraqet interes nacional të Kosovës dhe si i tillë duhet të përkrahet.

Ndryshe, Escobar pritet që nesër të takohet me kryeministrin, Albin Kurti.

Vlen të theksohet se i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor dje ishte në Beograd. Ai u takua me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit e opozitës pro-evropiane.

Këto takimet vijnë dy ditë para takimit të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri kosovar, Albin Kurti dhe presidenti serb, Vuçiq do të takohen të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut. 

/GazetaSinjali/