Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguar i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar kanë zhvilluar takime edhe me zyrtarët dhe opozitën e Serbisë.
Escobar përmes një postimi në Twitter, ka thënë se dëshiron që të takohet me sa më shumë akter politikë serbë.
“BE-ja dhe SHBA-ja janë duke bashkëpunuar ngushtë për realizimin e së ardhmes evropiane të Kosovës dhe Serbisë, si vizioni i tyre i përbashkët, ndërkaq përparimi në normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella është një hap i rëndësishëm”, ka shkruar ambasada amerikane në një postim në Twitter.
Lajçak dhe Escobar janë në një vizitë dy-ditore në Beograd. /GazetaSinjali/