image Escobar dhe Lajçak i përfundojnë takimet me Krasniqin dhe Abdixhikun

Politikë

Escobar dhe Lajçak i përfundojnë takimet me Krasniqin dhe Abdixhikun

news image

Dy përfaqësuesit Special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë përfunduar takimet e tyre me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, dhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Escobar dhe Lajçak tani janë duke zhvilluar takim me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në Ambasadën e Amerikës në Kosovë.

Escobar dhe Lajçak, gjatë ditës së djeshme, janë të takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurtin. /GazetaSinjali/