Vija bregdetare e Durrësit vazhdon të pësojë ndryshime si pasojë e përparimit të detit drejt tokës, po dhe ndërhyrjeve pa kriter të njeriut.
Në veri të qytetit, brezi i rërës është ngushtuar ndjeshëm e në disa pjesë është zhdukur. Edhe bunkerët, pjesë e fortifikimit shtetëror në bregdet gjatë diktaturës, çdo vit e më shumë i largohen bregut.
Erozioni detar mbetet një nga format më agresive të erozionit dhe me pasoja për ekonominë dhe mjedisin, raporton Tch.
Në Porto Romano pasojat e tij janë të dukshme përgjatë vijës bregdetare të zonës dhe në infrastrukturën rrugore. Veprimtaria gërryese e tij kanë lënë gjurmë në të gjithë rrugën e Bishtit të Pallës ku është investuar herë pas here në dallgëthyes.
Krahas faktorëve natyrorë, në zhvillimin intensiv të erozionit ka ndihmuar edhe veprimtaria e njeriut, duke rrezikuar seriozisht zhvillimin e qëndrueshëm përgjatë brigjeve të Adriatikut, ndërkohë ndërtimi i portit të ri në Porto Romano pritet të sjellë të tjera zhvillime.