image Erjola e “revoltuar” ndaj Gracianos: E ka pasur shtëpinë ngjitur, më dëgjonte kur ish-partneri më dhunonte

Bota e Yjeve

Erjola e “revoltuar” ndaj Gracianos: E ka pasur shtëpinë ngjitur, më dëgjonte kur ish-partneri më dhunonte

news image

Ngjarjet në shtëpinë e “Big Brother” morën sërish një kthesë dramatike mbrëmjen e djeshme pas mbarimit të spektaklit të darkës.

Duke folur në dhomën e gjumit me Julin, Meritonin dhe Romeon, Erjola deklaroi se po mendonte të largohej nga shtëpia.

Gjendja e Erjolës u përkeqësua kur shprehu zhgënjimin e saj ndaj Gracianos, i cili, sipas saj, e dinte se ajo kishte përjetuar dhunë në një lidhje të mëparshme, duke pasur parasysh që jetonte në një shtëpi ngjitur dhe se nuk po duronte dot presionin e vazhdueshëm brenda shtëpisë.

Reagimi i mbrëmshëm i Erjolës ka shtuar një dimension të ri në marrëdhëniet brenda shtëpisë së “Big Brother”.

/GazetaSinjali/