image Erjola e revoltuar me Meritonin pasi prishi sfidën për buxhet, e spërkat me lëng në fytyrë

Bota e Yjeve

Erjola e revoltuar me Meritonin pasi prishi sfidën për buxhet, e spërkat me lëng në fytyrë

news image

Meriton Mjekiqi në ditën e sotme (e martë) ka prishur sfidën e ‘Vëllait të Madh’.

Kjo pasi ai hyri në pishinë duke dënuar kështu më shumë banorët sa i përket buxhetit.

Situata e krijuar nga prezantuesi nga Kosova ka revoltuar të gjithë konkurrentët e tjerë.

E një reagim të ashpër në lidhje me këtë e pati edhe moderatorja Erjola Doçi.

Ajo erdhi me vrull në oborr dhe e gjuajti Meritonin me një lëng, teksa shprehu frustrimin që kishte.

“Ti tallesh me buxhetin tonë, lahu tani. Ndyrësirë. Lahu tani, tallesh me bukën tonë”, iu drejtua prezantuesja.

“Edhe ti më thoje dje se jam kalama, ça je ti. Më thuaj sa i rritur je ti?”, vazhdoi ajo.

Në këtë u përfshinë edhe të tjerët, të cilët nuk e pëlqyen këtë gjest të Mjekiqit.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

/GazetaSinjali/