image Erion Veliaj paraqitet në gjykatë, në duar mban një libër të Senekës

Shqipëri

Erion Veliaj paraqitet në gjykatë, në duar mban një libër të Senekës

news image

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur nën masa të posaçme sigurie në Gjykatën Administrative, ku po zhvillohet seanca e radhës lidhur me padinë e tij ndaj prokurorit Ols Dado.

Gjatë mbërritjes në gjykatë, Veliaj është parë duke mbajtur në duar librin “Mbi durimin e të urtit” të filozofit romak Seneca.

Seanca po zhvillohet pa transmetim të drejtpërdrejtë, pasi gjykata ka vendosur më herët kufizimin e kamerave në sallë, duke lejuar regjistrim vetëm në raste të vendimeve të ndërmjetme.

Procesi gjyqësor ndaj Veliajt vijon, ndërsa palët pritet të paraqesin argumentet e tyre në seancat e ardhshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/