image Erion Veliaj bëhet sërish baba, lind djali i dytë

Shqipëri

Erion Veliaj bëhet sërish baba, lind djali i dytë

news image

Erion Veliaj është bërë për herë të dytë baba i një djali.

Kryetarit të Bashkisë së Tirana i është aprovuar leja nga SPAK, dhe ai më pas është nisur drejt maternitetit “Koço Gliozheni”, ku ndodhet bashkëshortja e tij dhe foshnja e porsalindur.

Sipas burimeve, Veliaj pritet të vizitojë menjëherë familjen e tij në maternitet, ndërsa lindja ka kaluar pa komplikime.

Ngjarja vjen si një moment i rëndësishëm personal për kryebashkiakun e Tiranës, i cili tashmë është baba i dy fëmijëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/