image Eric Cantona rikthehet në Manchester United

Futboll

Sport/ Eric Cantona rikthehet në Manchester United

news image

Eric Cantona mund të jetë legjenda e radhës e Manchester United që rikthehet për të ndihmuar klubin në këto momente të vështira që po kalon. Drejtuesit më të lartë të “Djajve të Kuq” po diskutojnë rreth kthimit të mundshëm të francezit në klub në një rol ambasadori. Ai do të bashkohej me Bryan Robson dhe Denis Irwin, dy ish-futbollistë të tjerë të United, që janë të angazhuar në të njëjtin sektor.

Cantona është një idhur në “Old Trafford” dhe mbetet një figurë e njohur në mesin e tifozëve të United dhe prania e tij do të mirëpritej nga masa e gjerë e fansave të këtij klubi.

Francezi shënoi 82 gola në pesë vjet për “Djajtë e Kuq”, duke fituar katër tituj të Premier League-s dhe dy FA Cup si dhe tre Community Shield.

Canonta iu bashkua festës së Manchester United sezonin e kaluar, kur përmbysi PSG-në në Paris. Ai u fotografua bashkë me Ole Gunnar Solskjaerin dhe Sir Alex Fergusonin. Reputacioni i 53-vjeçarit shtrihet përtej futbollit, në botën e filmit dhe televizionit, ndaj figura e tij do të ndihmonte në ringitjen e imazhit të Manchester United në botë.

Cantona, përtej cilësive të jashtëzakonshme si futbollist, mbahet mend edhe për karakterin e tij brutal, sidomos për incidentin me një mbështetës të Crystal Palace, në vitin 1999, të cilin e goditi me shkelm me stilin kung fu.

Ai u pezullua fillimisht tetë muaj, u gjobit dhe u akuzua për sulm, por në fund u dënua  me 120 orë shërbim në komunitet. Sidoqoftë, sulmuesi, pas këtij incidenti, fitoi edhe dy tituj të Premier League-s në “Old Trafford”.