image Erërat e fuqishme/KEDS tregon se në cilat vende të Dukagjinit ka më shumë defekte

Kosovë

Erërat e fuqishme/KEDS tregon se në cilat vende të Dukagjinit ka më shumë defekte

news image

KEDS ka njoftuar se erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në rrjetin energjetik të zonës së Dukagjinit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, Peja dhe Gjakova janë zonat më të afektuara aktualisht, ku erërat e fuqishme po vazhdojnë me intensitet të lartë duke vështirësuar kështu punën e ekipeve në terren që po mundohen për sanimin e këtij problemi.

“KEDS ka angazhuar menjëherë dhjetëra ekipe të cilët kanë dal në terren për të sanuar dëmet në mënyrë që të rikthehet furnizimi me energji për konsumatorët e afektuar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KEDS-it.

Po ashtu, KEDS iu bën thirrje qytetarëve se nëse shohin ndonjë prishje në rrjet, asesi të mos i afrohen por që të telefonojnë në numrat kontaktues të tyre./Gazeta Sinjali/