KEDS njofton se për shkak të motit të ligë që ka përfshirë vendin, një numër i caktuar i daljeve janë jashtë funksionit.
Rajonet më të prekura në rrjetin elektroenergjetik janë Gjakova, Prizreni, Ferizaj, si dhe një pjesë e Pejës dhe Prishtinës, thekson KEDS.
Kjo kompani thotë se ekipet janë në terren dhe po punojnë për ta kthyer gjendjen në normalitet.
Njoftimi i plotë i KEDS:
Për shkak të motit të lig që ka përfshirë një pjesë të madhe të Kosovës, një numër i caktuar i daljeve janë jashtë funksionit.
Si pasojë e këtij moti, i përcjellur me shi e erëra të forta, rajonet më të prekura në rrjetin elektroenergjetik janë Gjakova, Prizreni, Ferizaj, si dhe një pjesë e Pejës dhe Prishtinës.
Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren nëpër këto rajone dhe po bëjnë të pamundurën që sa më parë ta kthejnë gjendjen në normalitet, për çka kërkojmë mirëkuptimin tuaj.