image Erëra të forta në Prishtinë, Komuna me apel: Shmangni qëndrimin pranë objekteve të larta e pemëve

Kosovë

Erëra të forta në Prishtinë, Komuna me apel: Shmangni qëndrimin pranë objekteve të larta e pemëve

news image

Foto ilustruese


Gjatë ditës së sotme, në Prishtinë priten erëra të forta deri në 32 km/h, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë, Komuna e Prishtinës ka apeluar që të shmanget qëndrimi pranë objekteve të larta, pemëve dhe strukturave të paqëndrueshme.

Po ashtu, komuna ka kërkuar nga qytetarët që të sigurohen se dritaret dhe dyert e shtëpive apo bizneseve janë mirë të mbyllura, duke shtuar edhe thirrjen për kujdes gjatë qarkullimit.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sipas parashikimeve të motit, sot në Prishtinë priten erëra të forta deri në 32 km/h. Për sigurinë tuaj, ju lutemi:

✅shmangni qëndrimin pranë objekteve të larta, pemëve dhe strukturave të paqëndrueshme.

✅ Të siguroheni që dritaret dhe dyert e shtëpive apo bizneseve tuaja janë mirë të mbyllura.

✅ Të bëni kujdes gjatë qarkullimit.

Ju faleminderit për bashkëpunimin! Qëndroni të sigurt!

/GazetaSinjali/