image Erdogani e gjuan në mbeturina letrën kërcënuese të Trumpit

Botë

Situata/ Erdogani e gjuan në mbeturina letrën kërcënuese të Trumpit

news image

Kabineti i presdientit turk, Recep Tayyip Erdoganit kanë konfirmuar se e kanë pranuar letrën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Ata thanë se menjëherë pasi që e ka lexuar, presidenti turk e ka hedhur në koshin e mbeturinave, shkruan BBC, përcjellë Gazeta Sinjali.

Në letër, presidenti amerikan Trump i kërkon homologut turk Erdogan të bëjë marrëveshje me kurdët e Sirisë, ose historia do ta ndëshkonte si “djall” dhe SHBA-ja do ta shkatërronte ekonominë e Turqisë.

“S’do të duash të jesh përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve. Dhe unë s’dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke. Dhe kam për ta bërë”, kërcënon Trump në letrën e shkruar më 9 tetor, të publikuar nga Fox News këtë të mërkurë.

“Mos bëj të fortin. Mos u bëj budalla”, i shkruan Trump presidentit turk. “Jam munduar shumë që t’i zgjidh disa probleme tuajat. Mos e zhgënje gjithë botën. Mund të arrish një marrëveshje shumë të mirë”.

Trump i bën thirrje Erdoganit të bëjë marrëveshje paqeje me Forcat Demokratike Siriane, duke theksuar se gjenerali kurd, Mazllum Kobani, do të ishte i gatshëm të bënte lëshime që nuk do t’i kishin bërë kurrë.

Operacioni turk në Siri po vazhdon edhe sot. /Gazeta Sinjali/