image Erdogan zotohet për “zhdukje” të rrjetit të Gulenit pas vdekjes së klerikut

Evropë

Erdogan zotohet për “zhdukje” të rrjetit të Gulenit pas vdekjes së klerikut

news image

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të martën se Turqia është e përkushtuar për t’i përndjekur ndjekësit e dyshuar të klerikut të ndjerë, Fethullah Gulen.

Qeveria turke e konsideron lëvizjen Hizmet të Gulenit si terroriste.

“Do të vazhdojnë të luftojmë FETO-n derisa të zhduket krejtësisht”, ka thënë Erdogan para pjesëtarëve të partisë së tij, duke e përdorur akronimin zyrtar për grupin e Gulenit.

Erdogan e ka përshkruar Gulenin si “kryetradhtar”.

/GazetaSinjali/